
Quni: Fshat më fshat e derë më derë e shpalosim programin qeverisës për Hasin e Prizrenin
Zgjedhjet Lokale 2021
October 01, 2021 - 18:51
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka vizituar fshatin Has të Prizrenit.
Quni ka thënë fshat më fshat ka shpalosur programin qeverisës për Hasin e Prizrenin.
“Hasi i bukës dhe i bujarisë të dhuron gjithmonë mikpritje e kënaqësi me e vizitu. Fshat më fshat e derë më derë e shpalosim programin qeverisës për Hasin e Prizrenin që duam. Për Hasin e Prizrenin e zhvilluar e të përparuar ku të gjithë duam të jetojmë vet, familjet tona brez pas brezi. Faleminderit Krajku për pritjen e përzemërt!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Theksojmë së për të parin e Prizrenit, nga LDK-ja kandidon Anton Quni, nga PDK-ja kandidon Shaqir Totaj, nga LVV-ja Mytaher Haskuka dhe nga AAK-ja Lulzim Kabashi. /Zëri