Ismaili mbjell 177 lule në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Ismaili mbjell 177 lule në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Zgjedhjet Lokale 2021 September 30, 2021 - 12:28

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, po vazhdon me aktivitetin e tij nëpër lagjet e Prishtinës.

Ismaili këtë herë ka mbjellë 177 lule në lagjen “Dardania”.

“Kur i bashkojmë forcat, e ndreqim Prishtinën. Duke mbjellë 177 lule në ‘Dardani’, ne dëshmuam se Prishtina mund të bëhet e gjelbër, nëse kujdesemi për natyrën çdo ditë nga pak”, ka thënë Ismaili. /Zëri