Kandidati i AKR-së zotohet për përkrahje të bizneseve

Kandidati i AKR-së zotohet për përkrahje të bizneseve

Zgjedhjet Lokale 2021 September 29, 2021 - 13:29

Kandidati i AKR-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka vizituar fabrikën “M-Technologie”.

Mehmeti ka thënë se është kënaqësi të vizitohet “M-Technologie”. Është kompani e cila ka arritur të tablohet jo vetëm në Kosovë, por eksporton edhe më gjerë.

“Gjithë këtë investim është krijua me forca vetanake. Dhe çka është me rëndësi për komunën e Prishtinës është se janë punësuar 300 punëtorë. Krijimi i vendeve të punës është prioritet në qeverisjen time të ardhshme, sepse Kosovës i nevojiten investime të tilla”.

Argjend Këpuska, menaxher gjeneral në “M-Technology”, tha se kanë filluar me 2500 metra katrorë sipërfaqe prodhuese dhe tani kanë 20 mijë sipërfaqe.

“Kjo fabrikë është qe 2 vjet, dhe është vetëm për përpunimin e xhamit. Teknologjia është prej përpunimit, prerjes gërryerjes. Momentalisht janë 300 punëtorë”. /EO