Musliu: Prishtina është keq, një kryeqytet nuk e meriton të trajtohet kështu

Musliu: Prishtina është keq, një kryeqytet nuk e meriton të trajtohet kështu

Zgjedhjet Lokale 2021 September 29, 2021 - 13:20

Kandidati për asamblenë e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Ilirik Musliu, në një intervistë në Radio Prishtina, ka thënë se kryeqyteti është në gjendje të keqe, duke shtuar se Prishtina nuk e meriton të trajtohet si e tillë.

Musliu thotë se ai ka vendosur që në asamble të mos qëndrojë spektator, por të japë më shumë prej vetes, teksa thotë se dëshiron që të bëjë ndryshim e të mos e shohë Prishtinën keq.

“Ne që kemi lind dhe rritë në Prishtinë, ne nuk mundemi me qëndru spektatorë, ndoshta të gjithë qytetarët e Prishtinës, munden me pas bindje të ndryshme politike, por e kemi një bindje dhe besoj që pajtohemi me një pikë që Prishtina është keq, një kryeqytet që nuk e meriton me u trajtu si i tillë. Unë kam vendos mos me qenë spektator, por kom vendos me dalë prej vetës. Po du me bo një ndryshim e mos me pa më Prishtinën keq”, ka thënë ai.

Musliu për fushatën e kandidatit të kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, thotë se nuk është fushatë megalomane, por sipas tij fushatë konkrete.

“Pe shohim një fushatë që nuk është megalomane, është diçka shumë konkrete, mu të njëjtën kohë ndoshta edhe më vjen keq pak për arsye se sot nuk mundemi me fol në Prishtinë për projekte shumë të mëdha për arsye se problemet që na shqetësojnë në jetën tonë të përditshme janë shumë të vogla, por që nuk mundemi me i tejkalu duhet me u marrë me to, ne duhemi mu marrë me qentë endacak, me trafik urban, duhemi mu marrë prapë me problemin e çerdheve, shkollave, janë probleme që ndoshta janë minore, janë probleme që pa dyshim duhet me u marrë me to dhe me startu”, ka thënë Musliu në Radio Prishtina. /Zëri