
Tahiri: Me progamin tonë pa taksa e tatim në pronë do të përfitojnë të gjithë gastronomët vushtrrias
Kryetari aktual, njëherësh kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, është takuar sot me gastronomë vushtrrias.
Gjatë këtij takimi, Tahiri ka thënë se gastronomia është goditur fort nga pandemia e gjobat duhet t’u falen.
Tahiri ka thënë se me programin e tij pa taksa dhe tatim në pronë, do të përfitojnë të gjithë gastronomët e Vushtrrisë.
“Faleminderit gastronomëve të Vushtrrisë për bashkëpunim, bashkë kemi përballuar më lehtë pandeminë. Gastronomët janë goditur fort nga pandemia, dënimet e gjobat duhet të ju falen, Komuna dhe unë do të jemi gjithë bashkë me gastronomët. Me programin tonë, 0 taksë e tatim në pronë, përfitojnë të gjithë gastronomët dhe të rinjtë vushtrrias pa dallim”, ka potencuar Tahiri. /Zëri