![Tahiri: Jam krenar që kemi ndërtuar Zonën Ekonomike e ku do të krijohen edhe 820 vende të reja pune](/uploads/zeri.info/images/2021/September/28/auto_243146575_1775772349286637_6667933754116564738_n1632840185.jpg)
Tahiri: Jam krenar që kemi ndërtuar Zonën Ekonomike e ku do të krijohen edhe 820 vende të reja pune
Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, ka vizituar sot mjeshtrin e parë të drurit në Vushtrri.
Tahiri ka thënë se është krenar që në Vushtrri është ndërtuar Zona Ekonomike ku do të krijohen dhe 820 vende të reja të punës.
“Kam vizituar mjeshtrin e parë të drurit në Vushtrri, kompaninë e njohur “Te Duli”. Siç kemi premtuar edhe e kemi realizuar, në Zonën Ekonomike në Luamdh janë vendosur kompani për përpunimin e drurit, në mesin e tyre edhe kompania e njohur “TeDuli”. 76% e të punësuarëve në Vushtrri punojnë në sektorin privat, jam krenar që kemi ndërtuar Zonën Ekonomike ku do të krijohen edhe 820 vende të reja të punës e ne do të vazhdojmë të përkrahim sektorin privat”, ka shkruar ai në Facebook. /Zëri