Mehmeti para banorëve të “Arbërisë”: Programi ynë e ka bashkëqeverisjen dhe transparencën si pikë të parë

Mehmeti para banorëve të “Arbërisë”: Programi ynë e ka bashkëqeverisjen dhe transparencën si pikë të parë

Zgjedhjet Lokale 2021 September 27, 2021 - 20:18

Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti ka takuar banorët e lagjes “Arbëria”, ku para tyre ka shpalosur programin e tij qeverisës.

Mehmeti është zotuar se do të jetë në shërbim të qytetarëve duke i mbrojtur interesat e tyre dhe për t’i lehtësuar shërbimet e tyre

“Çka më bënë mua të lumtur këtu është se fakti para dy viteve në këtë pjesë ka qenë deponi e pa planifikuar e mbeturinave, dhe gjatë mandatit që e kam udhëhequr ka ndodhur ky investim. Kemi profesionistë kemi njerëz të shkolluar që dëshirojnë me ndryshu në qytetin e tyre. Nëse ja doni  mirën e qytetit votoni këtë ekip. Ne zotohemi se do të bëjmë çdo gjë në qytetin e Prishtinës, do ta shkrijmë edhe atomin e fundit. Programi jonë e ka bashkëqeverisjen dhe transparencën si pikë të parë. Ne kemi hartuar një projekt ku kemi paraparë zgjidhjen e kërkesave dhe qytetarëve në këtë anë”, u shpreh Mehmeti.

Ai ka thënë se sa më herët që aplikohet Smart City qytetarët do të kenë mundësi që të shërbehen pa shkuar në objektin e komunës.

“Ne i mundësojmë organeve relevante që me Smart City të ketë transparencë, e gjithë procedura e konkurseve do të jetë onlinë”, tha ai para qytetarëve.

Kandidati për asamble, komunale Arbnor Alshiqi tha se qytetarët e Arbërisë janë duke u perballur me halle të shumta, raporton Ekonomia Online.

“Hallet tona janë parkingjet, ndriçimi publik, kjo është Smart City, ku përbehet nga qendra monitoruese ku aty do të kenë qasje, policia kryetari i komunës, gazetarët, do të investohet në bujqësi”, tha ai.