
Krasniqi në Kaçanik: Së bashku me Bashkim Ilazin do t’ia ndryshojmë fizionominë qytetit
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Kaçanik së bashku me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Besim Ilazi.
Krasniqi ka thënë se në hartën politike të Kosovës, Kaçaniku gjithmonë ka pasur vend të veçantë për PDK-në.
Ai ka shtuar se së bashku me Ilazin, do t’ia ndryshojnë fizionominë Kaçanikut.
“Qytetarët e Komunës së Kaçanikut janë të bashkuar pa dallime politike për ta zgjedhur në raundin e parë Besim Ilazin për kryetar, për të vazhduar punën e mirë që ka bërë. Në hartën politike të Kosovës, Kaçaniku gjithmonë ka pasur vend të veçantë për PDK-në. Ka besuar në PDK dhe në vizionin e saj. Këtë besim të qytetarëve të Kaçanikut, do ta përdorim ekskluzivisht për ta, e në dobi të tyre. Me Kryetarin Besim Ilazi, jemi të vendosur të marrim përgjegjësitë e këtij mandati të ri, për t’ia ndryshuar fizionominë Kaçanikut”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Zëri