
Haradinaj: Tregu i Gjelbër në situatë të rëndë, projekti ynë parasheh një hapsirë moderne
Kandidati për kryetar të Prishtinë nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë ka thënë se Tregu i Gjelbër ndodhet në një situatë të rëndë.
Sipas Haradinaj largimi i AKP-së dhe rregullimi i tregut të brendshëm do të ishte një prej zgjidhjeve të shpejta.
“Rreth 700 familje ushtrojnë biznesin e tyre këtu, sipas diskutimeve që patëm me shumë pronarë këtu, tregtarë, qofshin të produkteve ushqimore, qofshin të tekstilit, e pamë që mundësitë edhe pse kanë qenë nuk është bërë mjaftueshëm”, tha ai në një postim në Facebook.
Haradinaj tha se projekti i tij për tregun parasheh ndërtimin e një hapësire moderne, me kushte të favorshme për tregtarët.
“Projekti ynë për tregun parasheh ndërtimin e një hapësire moderne, me kushte të favorshme për tregtarët. Lokalet e vogla zejtare dhe shërbyese, në pronësi të Ndërmarrjes Banesore do të rinovohen plotësisht”, ka shkruar ai.
Sipas tij,” prioritet do të jenë operatorët ekzistues që me shumë mund e sakrificë ia dalin t’i mbajnë familjet e tyre”. /Zëri