
Ismaili: Nën qeverisjen time çdo lagje e Prishtinës do ta ketë ndriçimin publik
Zgjedhjet Lokale 2021
September 26, 2021 - 12:09
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka thënë se nën qeverisjen e tij se çdo lagje e Prishtinës do ta ketë ndriçimin publik.
Isamili thotë se kjo do të bëhet deri në qershor të vitit 2023.
“Nën qeverisjen time, çdo lagje e Prishtinës do të ketë ndriçim publik deri në qershor të vitit 2023”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Ai ka thënë se sot ka rregulluar një dritë në një prej tuneleve të lagjës Ulpiana në Prishtinë.
“Bashkë e ndreqem një dritë në një prej tuneleve të Ulpianes. Shumë rruge të frekuentuara të lagjeve tona kanë mbetë pa ndriçim publik. Por s'ka vend për ankesa për çka nuk është bërë dje, sepse sot jemi bashkë dhe do ta ndreqim Prishtinën, në çdo lagje”, tha Ismaili. /Zëri