
Ja çka të bënë fushata, Muharremaj qeth dele në Sallagrazhdë të Suharekës
Zgjedhjet Lokale 2021
September 25, 2021 - 13:31
Kryetari i tanishëm suharekas, Bali Muharremaj, i cili prapë po kandidon për këtë pozitë nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj ka vizituar fshatin Sallagrazhdë të Suharekës.
Muharremaj në rrjetin social Facebook, ka postuar disa fotografi të vizitës atje, ku shihet duke qethur dele në këtë fshat.
“Knaqësi e veçantë ishte, me marrë pjesë në disa punë të cilat i bënin anëtarët e Familjes së Rexhep Brahim Ndrecaj në fshatin Sallagrazhdë”, ka shkruar Muharremaj krahas fotografive të postuara në Facebook.
Ai thotë se kjo familje, meriton përkrahje për punën e ndershme të tyre. /Zëri