
Abdixhiku: Burimi është shtyllë e shtëpisë sonë politike, do ta vazhdojë qeverisjen e mirë në Fushë-Kosovë
Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Fushë-Kosovës, Burim Berishën kanë vizituar qendrën e vaksinimit në këtë komunë.
Abdixhiku thotë se aty falenderuan stafin shëndetësor për punën e palodhshme në vijë të parë.
“Sot, bashkë me Burimin, vizituam qendrën e vaksinimit në Fushë Kosovë. Aty falenderuam stafin shëndetësor për punën e palodhshme në vijë të parë. Nga aty, takuam dhe kandidatët tanë për asamble, në punën e secilit për ta mbyllur garën për Fushë Kosovë bindshëm e në raund të pare”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Sipas tij, Berisha do të vazhdojë qeverisjen e mirë që e ka tranformuar tashmë në Fushë-Kosovë.
“Burimi është shtyllë; shtyllë e shtëpisë sonë politike. Si i tillë ai do të vazhdojë qeverisjen e mirë që ka transformuar tashmë Fushë Kosovën në një qytet me zhvillim për të gjithë”, tha Abdixhiku. /Zëri