Krasniqi: Prizreni ka humbur shumë kohë, prandaj ne s’kemi kohë për të humbur, me 17 tetor fitojmë

Krasniqi: Prizreni ka humbur shumë kohë, prandaj ne s’kemi kohë për të humbur, me 17 tetor fitojmë

Zgjedhjet Lokale 2021 September 24, 2021 - 22:51

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i shoqëruar nga kandidati i kësaj partie për kryetar të Prizrenit Shaqir Totajn kanë vizituar sot këtë komunë.


Krasniqi ka thënë se në Prizren është ndaluar në Degën e Bashkësisë Islame për të shprehur mirënjohjen ndaj punës së tyre.

"Një ditë e ngjeshur e fantastike sot në Prizrenin e dashur, qytetin tonë të identitetit, kulturës, traditës e mikpritjes. Fillimisht, ndalova në Degën e Bashkësisë Islame në Prizren, për të shprehur respektin dhe mirënjohjen ndaj punës së tyre shumëdimensionale, jo vetëm në ngritjen shpirtërore por edhe në mirëqenien e komunitetit, si dhe në kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit që i jep vlerë kryeqytetit tonë historik", ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ai tha se gjatë ditës, i shoqëruar nga Shaqir Totaj, kanë ndarë për së afërmi e së bashku me qytetarë të Kurillës "shpresën që po vjen e perspektivën që po i rikthehet Prizrenit pas 17 tetorit, kur Shaqa do marrë besimin e tyre për të qeverisur" 

"Natyrisht e si çdo herë, nën shoqërinë e qytetarëve mikpritës e dashamirë, përmbylla vizitën në Prizren në çajtoret e famshme të Kurillës", ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, Prizreni ka humbur shumë kohë, prandaj ne s’kemi kohë për të humbur. 

"Me 17 tetor, fitojmë. Me 18 tetor nisim punën. Së bashku për Prizrenin e identitetit tonë. Prizrenin e zhvillimit e perspektivës për të cilin kanë nevojë qytetarët e tij", tha i pari i PDK-së, Memli Krasniqi. / Zëri