
Haradinaj: Me Bekë Berishën kryetar, Istogu do t’i kalojë komunat e tjera në zhvillim
Kryetari i AAK-së, së bashku me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Istogut kanë qëndruar sot në këtë komunë.
Haradinaj përmes një videoje në Facebook tha se kujdesin për Istogun e kanë të përhershëm.
“Istogu ka resurse ka njerëz të zotë, Istogu na bën krenarë edhe se është vendlindja e Presidentit historik Ibrahim Rugova, por për tu zhvilue Istogu sot kërkohen njerëz të zot, njerëz të fuqishme, vendimmarrës, kërkohet kryetari i Komunës, Bekë Berisha”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se me Bekë Berishën kryetar, Istogu do ti kalojë komunat e tjera në zhvillim dhe do të jetë shembull i mirë i qeverisjes në vend.
“Me Bekën janë edhe plotë ekspertë të zot të Istogut, njerëz të dallun, familjarë të mirë, ata të cilët do të jenë zani i juaj, në asamblenë komunale”, tha më tej ai.
Sipas Haradinajt, adresa e fitores së zgjedhjeve të 17 tetorit është numri 121. /Zëri