
Totaj premton projekte të shumta për rininë e Prizrenit
Kandidati për kryetar nga radhët PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, të shtunën pasdite në lagjen “Bajram Curri” ka takuar anëtarët e Rinisë Demokratike dhe strukturat e kësaj nëndege, para të cilëve ka shfletuar programin Zgjedhor të kësaj partie.
Shaqir Totaj, para të rinjve ka numëruar disa nga prioritet e qeverisjes së ardhshme katërvjeçare në rast të fitores në zgjedhjet lokale.
“Funksionalizimin e Zonës Ekonomike, krijimin e kushteve për biznese dhe veprimtari zejtare, rregullimin dhe funksionalizim të infrastrukturës me standarde, për krijimin e kushteve për turizëm, për zhvillimin e arsimit, mjekësisë, bujqësisë, për dhënien fund të nepotizmit dhe filtrimit politik të të rinjëve”, ka thënë ai.
Totaj ka folur edhe për kushtet që do t’i krijon komuna për të rinjtë prizrenas.
“Funksionalizimi i Qendrës Rinore, Fondi Rinor, mbështetje e merituar për klubet sportive ku të rinjtë do të ndihen të dinjitetshëm. Pastaj do të mbështeten organizimet e festivaleve, aktiviteteve kulturore, ku gjithsesi rinia zë një vend të merituar në shoqërinë tone. Me fitoren e PDK-së në Prizren, të rinjët prizrenas do të ndihen më të realaksuar, sepse një qytet studentor, nuk mund të paramendohet pa një bibliotekë me standarde evropiane, pa një sallë koncertale në kauadër të shkollës së muzikës dhe pa ndërtimin e një Tetari Profesional. Të gjitha këto nuk janë vetëm prmetime, por do të jenë prioritet i imi, e që jam i bindur se është edhe prioritet i juaj”, ka përfunduar Totaj.
Theksojmë se për të parin e Prizrenit në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të garojnë Anton Quni nga LDK-ja, nga AAK-ja Lulzim Kabashi, PDK-ja me Shaqir Totajn, ndërsa LVV-ja me kryetarin aktual, Mytaher Haskuka. /Zëri