
Hamza premton se do ta lehtësojë punën e të bërit biznes në Mitrovicë
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se bizneset janë motori i ekonomisë së kësaj komune.
Hamza thotë se me qeverisjen e tij do të lehtësojnë punën e të bërit biznes në Mitrovicë si dhe do të ofrojnë përkrahje për bizneset e vogla dhe të mesme përmes granteve investive.
“Bizneset janë motori i ekonomisë së Mitrovicës. “AFRI Univerzal” në Shupkovc dhe “Fenster 3000” në Zhabar janë dy biznese tjera të suksesshme, që prodhojnë dyer e dritare. Ne do ta lehtësojmë të bërit biznes në Mitrovicë dhe do të ofrojmë më shumë përkrahje për bizneset e vogla dhe të mesme përmes granteve investive”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Sipas tij, do të mbështetet të gjitha idetë innovative të të rinjve për krijimin e bizneseve që krijojnë vende të reja pune.
Ai thotë se do ta eliminojë burokracinë komunale.
“Gjithashtu, ne do t’i mbështesim të gjitha idetë inovative të të rinjve për krijimin e bizneseve që krijojnë vende të reja të punës. Qeverisja ime do të ofrojë shërbime shumë më efikase për qytetarët dhe bizneset e Mitrovicës, sepse do ta rrisim përgjegjësinë dhe do ta eliminojmë burokracinë komunale. #BashkeperMitrovicen”, tha Hamza.
Zgjedhjet lokale mbahen më 17 tetor. Konkurrentë tjerë në garën për Mitrovicën, veç Hamzës, janë edhe kryetari aktual i LVV-së, Agim Bahtiri dhe kandidati i LDK-së, Armend Agolli. /Zëri