“Bashkë Qeverisim”, slogani i LVV-së për zgjedhjet e 17 tetorit

“Bashkë Qeverisim”, slogani i LVV-së për zgjedhjet e 17 tetorit

Zgjedhjet Lokale 2021 September 19, 2021 - 13:49

Lëvizja Vetëvendosje ka zbuluar sloganin e tyre për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Bashkë Qeverisim” është slogani i LVV-së gjatë fushatës zgjedhore, të cilët kanë deklaruar se “144 është numri i komunës, 144 është numri i Bashkë Qeverisjes”.

“Bashkë Qeverisim drejt zhvillimit, drejtësisë dhe mirëqenies për të gjithë. Bashkë Qeverisim sepse punën që e filluam me qeverinë po e vazhdojmë me komunat, sepse kryeministrin që e kemi në qendër e kemi në secilin pjesë të vendit me ju e pranë kandidatëve tanë që garojnë në këto zgjedhje”, thuhet në njoftimin e LVV-së. /Zëri