Bulliqi vendos të mos e përdorë veturën zyrtare gjatë fushatës zgjedhore

Bulliqi vendos të mos e përdorë veturën zyrtare gjatë fushatës zgjedhore

Zgjedhjet Lokale 2021 September 19, 2021 - 11:19

Ndonëse nuk ka qenë nevoja të deklarohet për një gjë të tillë, pasi një veprim i tillë është i kundërligjshëm, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se nuk do ta përdorë veturën zyrtare të komunës gjatë fushatës zgjedhore.

“Veturën zyrtare sikurse deri më tani do ta përdori vetëm për punë që hyjnë në kuadër të aktiviteteve ditore si kryetar i komunës”, ka bërë të ditur Bulliqi.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka nisur zyrtarisht nga 16 shtatori.

Në garën për të parin e Podujevës, përpos Bulliqit janë edhe Ekrem Krasniqi nga LDK-ja, Besnik Tahiri nga AAK-ja dhe Floretë Zejnullahu nga PDK-ja. /Zëri