
Bahtiri në Mitrovicë: Fshati Kçiq ka qenë dhe do të jetë bastion i LVV-së
Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e LVV-së, Agim Bahtiri së bashku m e deputeten e kësaj partie Arjeta Fejza dhe kandidatin për asamblist Imer Fejza kanë vizituar fshatin Kçiq të kësaj komune.
Bahtiri ka thënë se para banorëve të fshatit Kçiq kanë prezantuar punët që ka bërë qeveria komunale e Mitrovicës dhe projektet e parapara për mandatin e ardhshëm.
“Së bashku me deputeten e Kuvendit të Kosovës nga LVV, Arjeta Fejza dhe aktivistin e kandidatin për asambleist, Imer Fejza, para banorëve të fshatit Kçiq prezantuam punët që ka bërë qeverisja komunale e Mitrovicës dhe projektet e parapara në mandatin e ardhshëm me Programin tonë zgjedhor”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Sipas tij, fshati Kçiq ka qenë dhe do të jetë bastion i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kçiqi ka qenë, është dhe do të jetë bastion i Lëvizjes Vetëvendosje. Faleminderit nga zemra banorëve për përkrahjen e madhe”, tha Bahitri. /Zëri