
Kandidati i AAK-së e ai i LVV-së pinë kafen e mëngjesit së bashku
Zgjedhjet Lokale 2021
September 17, 2021 - 09:06
Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, ka pirë sot kafen e mëngjesit së bashku me kandidatin për Prizren nga LVV-ja, Mytaher Haskuka.
Muharremaj ka publikuar një fotografi në rrjetin social në Facebook, duke thënë se gjithmonë duhet krijuar mundësia për të pasur raporte të mira.
“Kafe miqësore me z. Mytaher Haskukën. Mendoj se duhet me kriju gjithmonë mundësinë, me pas raporte të mira mes nesh si popull. Garojmë e shfaqemi secili prej nesh, për ta krijuar gjithsesi mundësinë, që e ardhmja të mbetet më mirë për qytetarët tanë kudo në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook. /Zëri