Hamza nga Hani i Elezit: Qytetarët janë bashkuar për ndryshimin dhe zhvillimin e Kosovës

Hamza nga Hani i Elezit: Qytetarët janë bashkuar për ndryshimin dhe zhvillimin e Kosovës

Zgjedhjet 2026 June 03, 2026 - 20:50

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka qëndruar në Han të Elezit, nga ku ka përcjellë mesazhin se qytetarët anembanë vendit po mbështesin ndryshimin dhe zhvillimin e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamza e cilësoi Hanin e Elezit si portën jugore të Kosovës dhe simbol të mikpritjes së vendit.

“Kur hyni në Kosovë nga jugu, porta e parë e hapur për ju është Hani i Elezit. Një qytet që na lidh me Ballkanin dhe Evropën, simbol i një Kosove mikpritëse”, ka shkruar Hamza.

Ai tha se në të gjitha anët e vendit po dëgjon të njëjtin mesazh nga qytetarët, të cilët sipas tij kërkojnë ndryshim.

“Nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, kudo mesazhi është i qartë: Stop krizës. Ndrysho Kosovën. Qytetarët janë bashkuar për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit tonë”, ka deklaruar Hamza.