Ambasada e Kosovës në Francë: Mos i dërgoni zarfet në ambasadë, por në KQZ
Zgjedhjet 2026
May 30, 2026 - 12:42
Ambasada e Kosovës në Francë u ka bërë thirrje qytetarëve që zarfet me fletëvotimet ti dërgojnë në adresën e KQZ-së në Paris.
Ata thonë që zarfet nuk duhet të dërgohen në adresë të ambasadës, raporton Zeri.info.
“Të dashur bashkatdhetarë,
Ju që keni vendosur të votoni me postë, në Francë.
Zarfet për votim me postë në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk duhet të dërgohen në adresë të ambasadës”, thuhet në njoftim. /Zëri