Pas votave të rinumëruara Meliza Haradinaj s’është më deputete, i del përpara Albana Bytyqi

Pas votave të rinumëruara Meliza Haradinaj s’është më deputete, i del përpara Albana Bytyqi

Zgjedhjet 2021 March 09, 2021 - 15:54

Meliza Haradinaj-Stublla ka rënë nga lista e deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo pas rinumërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe shtatë kutive të rinumëruara më parë në QNR, vendim ky që u mor pas publikimit të audioincizimit nga gazeta “Insajderi”.

Videoja ngre dyshime për blerje të votave nga ana e Dardan Stubllës, bashkëshortit të Melizës.

Pretendime këto që i patën ngritur edhe dy kandidatet për deputete të AAK-së, Albana Bytyqi dhe Florentina Gjergjaj.

Ato dyshonin se votat u manipuluan në favor të ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, e cila edhe sipas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja e kishte fituar postin e deputetes.

Por pas rinumërimit del se Meliza Haradinaj-Stublla, nga votat e rinumëruara deri më tani, më nuk është deputete, por këtë vend po e merr Albana Bytyqi.

Në QNR tashmë ka filluar rinumërimi edhe i 134 kutive të tjera.