Pas dyshimeve për manipulime, fillon rinumërimi i votave në QNR

Pas dyshimeve për manipulime, fillon rinumërimi i votave në QNR

Zgjedhjet 2021 March 09, 2021 - 14:11

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve i është kthyer sërish punës gjatë ditës së sotme, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa i miratoi si të bazuara disa nga apelet e kandidatëve dhe subjekteve politike, që morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Në QNR pak më parë ka filluar rinumërimi i votave të rregullta të kandidatëve për deputetë, ankesat e të cilëve janë aprovuar nga PZAP-i.

Ndërkohë, në Qendrën për Numërim dhe Rezultate edhe sot po vazhdojnë të qëndrojnë hetuesit policorë. /express