![Pas dyshimeve për manipulime, fillon rinumërimi i votave në QNR](/uploads/zeri.info/images/2021/March/09/auto_Numrimi_i_votave_te_zgjedhjeve_Parlamentare-15_shkurt_2021l-Laura_Hasani1615296834.jpg)
Pas dyshimeve për manipulime, fillon rinumërimi i votave në QNR
Zgjedhjet 2021
March 09, 2021 - 14:11
Qendra e Numërimit dhe Rezultateve i është kthyer sërish punës gjatë ditës së sotme, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa i miratoi si të bazuara disa nga apelet e kandidatëve dhe subjekteve politike, që morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Në QNR pak më parë ka filluar rinumërimi i votave të rregullta të kandidatëve për deputetë, ankesat e të cilëve janë aprovuar nga PZAP-i.
Ndërkohë, në Qendrën për Numërim dhe Rezultate edhe sot po vazhdojnë të qëndrojnë hetuesit policorë. /express