Rinumërimi i votave me kusht dhe me postë, s’ka ndryshim te AAK-ja

Rinumërimi i votave me kusht dhe me postë, s’ka ndryshim te AAK-ja

Zgjedhjet 2021 March 08, 2021 - 18:40

Pas fillimit të rinumërimit të votave me kusht dhe atyre me postë për kandidatët e subjektit politik AAK, nuk është vërejtur ndonjë ndryshim i rezultatit nga ai paraprak.

Përveç kutisë CB102 dhe në dy kuti të tjera nuk ka pasur dallime.

Procesi i verifikimit të kutive ku ka marrë pjesë i apostrofuari në media ende s’ka filluar, tash pritet edhe pak të fillojnë numërimi i tyre.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, ky proces pritet të përfundojë brenda disa orëve./eo