Duda Balje reagon pas anulimit të votave të Adriana Hoxhiq
PZAP ka marrë vendim që të anulojë në tërësi votat e partive boshnjake si: Ujedinjina Zajednica – Adriana Hoxhiq, Koalicioni – VAKAT, Social Demokratska – Unija SDU, Nova Demokratska Stranka, Nasha Iniciativa në komunat si Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot e Novobërdë, e pjesërisht i janë anuluar votat partisë së Hoxhiqit dhe VAKATIT në komunën e Zveçanit, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut.
Në total këtyre partive boshnjake i janë anuluar 4976 vota që janë zbritur nga regjistri final i zgjedhjeve.
Ky vendim i PZAP-së bën që aktualisht Duda Balje të siguroj ulëse në Parlamentin e Kosovës. Balje ka thënë për Indeksonline se kjo është fitore e demokracisë.
“Si komunitet boshnjak, jemi të kënaqur me këtë veprim të institucioneve, në këtë rast të PZAP-së. Kjo është fitore për drejtësinë e demokracinë, fitore për të gjitha komunitetetet që jetojnë në Kosovë” ka thënë Duda Balje./rtklive