
Uran Ismaili, përsëri i dyti me vota në PDK
Zgjedhjet 2021
March 04, 2021 - 13:44
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovë, Uran Ismaili, ka dalë përsëri më i votuari, për herë të dytë radhazi, pas kryetarit ose bartësit të listës.
Në vitin e kaluar Uran Ismaili radhitej menjëherë pas Kadri Veselit si më i votuari.
Në këto zgjedhje ai vjen menjëherë pas Enver Hoxhajt, si i dyti më i votuari i partisë.
Ismaili ka marrë saktësisht 26.748 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kjo është lista e plotë e deputetëve të zgjedhur nga radhët e PDK-së. /Zëri
