“Mos bërtit o njeri...”, Daka braktis sërish mbledhjen e KQZ-së pas përlasjes me Sami Kurteshin

“Mos bërtit o njeri...”, Daka braktis sërish mbledhjen e KQZ-së pas përlasjes me Sami Kurteshin

Zgjedhjet 2021 March 02, 2021 - 15:24

Mbledhja e KQZ-së edhe sot është përcjellë me tensione e diskutime të nxehta mes kryetares Valdete Daka dhe anëtarit të LVV-së, Sami Kurteshi.

Në fillim ishte anëtari i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, i cili tha se mbledhjet e KQZ-së nuk do të jenë më makinë votimi dhe se gjithçka do të diskutohet.

Pas ngritjeve të toneve nga Kurteshi, kryetarja Daka ia ka tërhequr vërejtjen disa herë.

“Mos bërtit o njeri...boll bre ma se nuk janë në rregull sjelljet tua si anëtar i KQZ-së. Ne çohemi nga mbledhja sepse ju nuk po lejoni, s’mundeni ju me imponu rrjedhjen e mbledhjes”, ka thënë ajo.

Daka pas kësaj ka mbyllur mbledhjen.

“Ju lutem, kjo mbledhje nuk mundet me vazhdu, në momentin kur Sami Kurteshi të sillet si njeri normal e i kulturuar, vazhdojmë mbledhjen”, ka thënë ajo. /Zëri