Refuzohen 18 mijë e 766 zarfe nga diaspora

Refuzohen 18 mijë e 766 zarfe nga diaspora

Zgjedhjet 2021 February 26, 2021 - 15:33

18 mijë e 766 zarfe me fletëvotime janë refuzuar nga votuesit jashtë vendit, raporton “Zeri.info”.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se deri tani janë numëruar 377 vendvotime, nga 552 gjithsej.

“Jemi në fazën e vlerësimit edhe të 43 mijë pakove të supozuara me fletëvotime, që kanë ardhur nga jashtë. Deri tani kemi 41 mijë e 236 pako të supozuara me fletëvotime, të aprovuara 48 mijë e 725 zarfe me fletëvotime, si dhe 18 mijë e 766 zarfe të refuzuara”, ka thënë ai.

Elezi dha detaje edhe për procesin e rinumërimit të disa vendvotimeve.

“Deri më tani në QNR janë rinumëruar diku 70%, ose 377 vendvotime, nga 552 sa është numri i tyre të përgjithshëm pas vendimit të fundit të KQZ-së”, ka thënë Elezi. /Zëri