Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
 Rinumërohen 312 vendvotime, nga 552 gjithsej

Rinumërohen 312 vendvotime, nga 552 gjithsej

Zgjedhjet 2021 February 26, 2021 - 08:15

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i 552 vendvotimeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur për “Zërin” se deri të enjten në mesnatë janë numëruar 312 vendvotime.

Elezi theksoi se gjatë ditës do të prezantohen më shumë detaje të progresit të aktiviteteve që po zhvillohen në QNR.

Sipas planifikimeve, ky institucion pritet që të shtunën në mbrëmje të përfundojë me rinumërimin e këtyre vendvotimeve dhe t’i hapë rrugë numërimit të votave me kusht dhe votave të diasporës. /Zëri