Daka lëshon mbledhjen e KQZ-së: Mjaft më me cirkus politik!

Daka lëshon mbledhjen e KQZ-së: Mjaft më me cirkus politik!

Zgjedhjet 2021 February 25, 2021 - 14:27

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka lëshuar mbledhjen, pasi ka kritikuar anëtarët se po merren me çështje që nuk i takojnë institucionit që ajo drejton.

Në mënyrë demonstrative Daka ka dalë nga mbledhja, duke thënë se KQZ-ja organizon zgjedhje dhe nuk është parlament që të merret me politikë.

“Bollni më me cirkus politik, ju lutem çështjet politike ngrini në Parlament, këtu nuk është parlament, KQZ-ja organizon zgjedhje edhe përfundoi mbledhja, vazhdoni konferencat për shtyp”, ka thënë Daka. /Zëri