Shkojnë në rinumërim edhe 58 vendvotime

Shkojnë në rinumërim edhe 58 vendvotime

Zgjedhjet 2021 February 25, 2021 - 14:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar pro rekomandimit nga Qendra për Numërim dhe Rezultate për rinumërim edhe të 58 vendvotimeve.

Në mbledhjen që po mbahet sot anëtarët e KQZ-së kanë votuar pro rekomandimit të QNR-së për rinumërimin e 58 vendvotimeve, te të cilat nuk janë shënuar votat për kandidat, ndërsa subjekti ka vota në fletëvotim, transmeton “Zeri.info”.

Kujtojmë se KQZ-ja ditë më parë ka marrë vendim për rinumërimin e mbi 400 vendvotimeve, të cilat janë në përfundim e sipër. /Zëri