Deri në orën 20:00, janë aprovuar mbi 18 mijë dhe janë refuzuar mbi 7 mijë votues nga diaspora

Deri në orën 20:00, janë aprovuar mbi 18 mijë dhe janë refuzuar mbi 7 mijë votues nga diaspora

Zgjedhjet 2021 February 21, 2021 - 21:35

Organizata joqeveritare, GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Sipas GERMIN, deri në orën 20:00, janë hapur 14930 zarfe të supozuara me vota nga diaspora, prej tyre, janë verifikuar 26401 votues nga të cilët janë aprovuar 18731 dhe janë refuzuar 7670 votues, transmeton Zeri.info.

Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit./Zëri

Image