Reshitaj thotë se ka marrë besimin e qytetarëve edhe për një mandat në Kuvend

Reshitaj thotë se ka marrë besimin e qytetarëve edhe për një mandat në Kuvend

Zgjedhjet 2021 February 21, 2021 - 19:44

Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj ka thënë se ka marrë votat e nevojshme edhe për një mandat tjetër në Kuvendin e Kosovës.

Reshitaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nga të dhënat e deritanishme që ka, përkrahja për të edhe në këto zgjedhje ishte shumë e madhe, ndërsa ka falenderuar votuesit e saj, transmeton Zeri.info.

" Numërimi zyrtar i votave për votimin e 14 shkurtit është në përfundim e sipër.

Nga të dhënat që kam marr, del se mbështetja për mua, edhe në këto zgjedhje ishte shumë e madhe, duke ma dhënë besimin pothuajse në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës. Ndaj, dua të Ju falenderoj një nga një për mbështetjen që ma keni dhënë", ka shkruar ajo.

Nga rezultate e deritanishme, AAK-ja ka marrë 7.43% të votave./Zëri

https://www.facebook.com/albenareshitajofficial/posts/1062309127612397