Votat që morën Avdullah Hoti dhe Agim Veliu në Lipjan

Votat që morën Avdullah Hoti dhe Agim Veliu në Lipjan

Zgjedhjet 2021 February 21, 2021 - 17:38

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, është edhe kandidati më i votuar nga kjo parti në Lipjan.

Në listën të cilën e ka siguruar Infokus, shihet se Hoti në Lipjan ka siguruar 3356 vota.

Ndërsa Agim Veliu, në këtë komunë ka marrë vetëm 226 vota.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit është renditur partia e dytë me 5 mijë e 780 vota, apo në përqindje 21,05%.

Ndërsa në nivel vendi, Lidhja Demokratike e Kosovës, nga zgjedhjet parlamentare është renditur partia e tretë me 103.507 vota.

Image