Refuzohen mbi 6 mijë vota të diasporës

Refuzohen mbi 6 mijë vota të diasporës

Zgjedhjet 2021 February 21, 2021 - 12:09

Organizata GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, raporton Zeri.info.

Përmes njoftimi kjo organizatë ka bërë të ditur se deri sot në mesditë, 21 mijë e 212 votues janë verifikuar, 6 mijë e 401 votues të refuzuar dhe 14 mijë e 811 të aprovuar.

Ata theksojnë se "Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit". /Zëri

Image