Shkon në mbi tre mijë numri i votave të refuzuara të ardhura nga diaspora

Shkon në mbi tre mijë numri i votave të refuzuara të ardhura nga diaspora

Zgjedhjet 2021 February 19, 2021 - 11:02

Mbi tre mijë vota nga diaspora janë refuzuar deri tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në raportin, të cilin e ka parë “Lajmi.net”, shihet se nga ky numër janë 998 votues të refuzuar në periudhën e aplikimit.

Tutje, janë 70 votues që kanë dërguar fletëvotime nga dy herë.

Janë gjithsej 421 votues, të cilët janë të paidentifikueshëm.

190 është numri i votuesve që kanë dërguar dokumente të pavlefshme.

Ndërkaq një mijë e 336 është numri i atyre që nuk kanë aplikuar në periudhën e caktuar.

Në total, janë gjithsej tre mijë e 15 vota të refuzuara.

Ndërkaq, në total janë shtatë mijë e 157 vota që janë aprovuar.

Image