Sot fillon rinumërimi i 12 vendvotimeve

Sot fillon rinumërimi i 12 vendvotimeve

Zgjedhjet 2021 February 19, 2021 - 08:15

Sot do të bëhet numërimi i 12 vendvotimeve në dhjetë komuna të Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Kështu është bërë e ditur nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.

QNR-ja kishte rekomanduar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të rinumërohen 12 vendvotime, rekomandim që u aprovua nga KQZ-ja.

Nga QNR-ja është njoftuar se më 19 shkurt do të bëhet rinumërimi dhe fillon në orën 08:30, ndërsa do të jenë 16 vëzhgues për një subjekt politik, që do të lejohen të vëzhgojnë. /Zëri