Vetëvendosja ankohet për “trend shumë të ngadalshëm të përpunimit të të dhënave” në QNR

Vetëvendosja ankohet për “trend shumë të ngadalshëm të përpunimit të të dhënave” në QNR

Zgjedhjet 2021 February 18, 2021 - 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje janë ankuar për trend shumë të ngadalshëm të punës në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR).

Anëtari i LVV-së, Alim Rama, ka thënë se ka vërejtur një trend të ngadalshëm në punën që po bëhet në QNR, ndërsa është ankuar se puna aty po nis me vonesa, transmeton “Zeri.info”.

“Po vërej një trend shumë të ngadalshëm të përpunimit të të dhënave. Kisha kërkuar nga sekretarja që të marrë të gjitha masat që të përshpejtohet puna në QNR. Po ashtu sot procesi në vend se të nisë në orën 08:00, nuk ka nisur deri në orën 9:30”, ka thënë Rama në mbledhjen e KQZ-së.

Po ashtu edhe anëtari tjetër i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka kërkuar që të mos refuzohen votat me postë, të cilat kanë dokumente të vlefshme, por që nuk kanë afat, pasi sipas tij me këto dokumente janë lejuar të votojnë edhe në Kosovë.

“Nga biseda që kemi pas dhe që kemi parë aty, diçka që më ka bërë përshtypje është trajtimi i rasteve kur janë refuzuar votat sepse nuk ka dokumente me afat. Ne këtu si KQZ kemi marrë vendim edhe në Kosovë dokumente që kanë dokumente por pa afat. Ne nuk mund të bëjmë një trajtim të ndryshëm me personat që kanë votuar në Kosovë dhe atyre me postë. Kisha kërkuar nga KQZ_ja që të gjitha rastet që kanë dërguar votat e tyre dhe kanë dokumente pa afat por të vlefshme të mos diskriminohen”, ka thënë Kurteshi. /Zëri