Emilija Rexhepi thotë se Vuçiqi me ndikimin e tij ka zgjedhur deputetët boshnjakë në Kosovë

Emilija Rexhepi thotë se Vuçiqi me ndikimin e tij ka zgjedhur deputetët boshnjakë në Kosovë

Zgjedhjet 2021 February 18, 2021 - 10:16

Kryetarja e Partisë së re Demokratike në Kosovë, e cila përfaqëson komunitetin boshnjak, Emilija Rexhepi, ka dhënë një intervistë për gazetën e Bosnjë dhe Hercegovinës, “Politicki”.

Rexhepi ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit Vuçiqi me ndikimin e tij ka zgjedhur deputetët boshnjakë në Kosovë.

“Plani i tyre ishte të fitonin të tria vendet tona dhe kjo mund të shihet me votat që ata morën në të gjitha komunat serbe në Kosovë”, tha Rexhepi.

“Sipas informacionit jozyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga tri vendet e garantuara boshnjake në Kuvendin e Kosovës, dy erdhën nga vendet me një popullsi të konsiderueshme të votuesve serbë.

Sipas asaj që mund të dëgjojmë nga KQZ-ja, mandatet u fituan nga Adrijana Hoxhiq, dikush nga koalicioni Vakat. Unë nuk e di se cili nga kandidatët nga ajo listë mori numrin më të madh të votave dhe unë para NDS-së”.

“Ndikimi i drejtpërdrejtë i Listës Serbe përmes Adriana Hoxhiqit, e cila ka qenë në marrëveshje me ta për 20 vjet me presidentin e koalicionit Vakat, Rasim Demiri, që u hoq nga lista elektorale e kandidatëve për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese . Me atë vendim, të gjithë ata që kanë probleme me ligjin ose janë dënuar nuk mund të jenë në asnjë listë”, ka thënë ajo. /GazetaExpress