Këta janë pesë deputetët e parë të LDK-së
Zgjedhjet 2021
February 17, 2021 - 12:38
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke publikuar vazhdimisht formularët me emrat e kandidatëve dhe votat që kanë marr ata në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Këto lista janë duke u publikuar edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Indeksonline mëson se aktualisht janë pesë kandidatë që kanë marrë votat e mjaftueshme për deputetë. Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj dhe Hykmete Bajrami kanë marrë votat e mjaftueshme për të qenë deputetë.
Afër konfirmimit janë edhe Anton Quni, Ekrem Hyseni e Marigonë Geci e Vlora Dumoshi.
Kujtojmë nga zgjedhjet që janë mbajtur të dielën, fituese ka dal Lëvizja Vetëvendosje me mbi 47% të votave.
E dyta ka dal Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ndërsa e treta LDK’ja.