Tre deputetët që morën më shumë vota në Mitrovicë nga lista Kurti - Vjosa

Tre deputetët që morën më shumë vota në Mitrovicë nga lista Kurti - Vjosa

Zgjedhjet 2021 February 16, 2021 - 13:40

Lëvizja Vetëvendosje do të ketë tre deputetë nga Mitrovica në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Siç raporton portali “Jepi zë”, në mesin e atyre që kanë votat e nevojshme për t’u bërë deputetë janë Armend Muja, Arjeta Fejza dhe Faton Peci, i cili vjen nga lista e Vjosa Osmanit.

Gazeta ka mësuar se më i votuari nga kjo treshe është i sapoaderuari në LVV dhe ish-njeriu i PDK-së, Armend Muja.

Muja ka arritur të marrë mbi 20 mijë vota në total. Peci, ndërkaq, mësohet t’i ketë marrë rreth 15 mijë e Arjeta Fejza afër 10 mijë.

Ndryshe, LVV-ja ka dalë parti e parë në Mitrovicë me 63%, ose me afër 20000 vota.