Gëzim Kelmendi del me denoncim: Partisë “Fjala” iu vodhën votat në Skenderaj

Gëzim Kelmendi del me denoncim: Partisë “Fjala” iu vodhën votat në Skenderaj

Zgjedhjet 2021 February 16, 2021 - 11:12

Kryetari i partisë “Fjala” ka shprehur pakënaqësi ndaj procesit zgjedhor.

Kelmendi me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” ka postuar disa dëshmi, që sipas tij kësaj partie i janë vjedhur votat në vendvotimin 2129B/01D në Skenderaj.

“Nuk është hera e parë që votat e partisë ‘Fjala’ nuk regjistrohen fare në KQZ”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se kjo nuk është hera e parë që partisë “Fjala” ia mohojnë të drejtën e komisionarëve dhe se nuk është hera e parë që ka arritur të sigurojë dëshmitë se si u vodhën (nuk u regjistruan) votat e partisë “Fjala”. /Zëri

Postimi i plotë: