Lufta për ulëset e garantuara

Lufta për ulëset e garantuara

Zgjedhjet 2021 February 15, 2021 - 19:43

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë, subjektet politike të komuniteteve pakicë në vend kanë garuar për 20 ulëset e Kuvendit të Kosovës, të cilat janë të garantuara për këto komunitete.

Nga numri prej 20 ulëseve, dhjetë janë të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë.

Ndërkaq, dhjetë ulëse të tjera janë të garantuara për pakicat joserbe. Prej tyre tri ulëse i takojnë komunitetin boshnjak, dy ulëse për komunitetin turk, për përfaqësuesit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nga një ulëse, si dhe një ulëse shtesë për njërën nga këto bashkësi, e cila fiton më së shumti vota. Një ulëse i takon komunitetit goran.

Lista Serbe, 10 mijë vota më pak se më 2019

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lista Serbe, e cila ka garuar përballë dy subjekteve tjera politike serbe, Iniciativës qytetarë për liri, drejtësi dhe mbijetesë dhe Lidhjes Demokratike Serbe (SDS), ka fituar bindshëm me 43.754 vota. Pjesën dërmuese të këtyre votave Lista Serbe e ka siguruar në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, Lista Serbe ka marrë 5.56 për qind të votave dhe ka siguruar dhjetë ulëse në Kuvendin e Kosovës, të garantuara për komunitetin serb.

Por, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2019, Lista Serbe, e cila po ashtu kishte fituar dhjetë ulëse e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, kishte fituar 53.861 vota apo 6. 74 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.

Në bazë të rezultateve preliminare nga KQZ-ja, në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021, Lista Serbe ka marrë mbi 10.000 vota më pak në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.