LVV-ja bën thirrje të festohet nëpër familje shkaku i pandemisë

LVV-ja bën thirrje të festohet nëpër familje shkaku i pandemisë

Zgjedhjet 2021 February 14, 2021 - 21:22

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dalë në një konferencë për media e me ç’rast ka falënderuar mediat që kanë raportuar gjatë gjithë kësaj kohe si dhe qytetarët që kanë dalë në zgjedhjet e sotme, raporton Zeri.info

Haxhiu ka thënë se sa i përket daljes dhe pjesëmarrjes në zgjedhje, “fjala referendum ka qenë e qëlluar”.

“Ju shpreh falënderimin tim për punën që po e bëni duke raportuar në këtë ditë të gjatë pune në temperatura kaq të ulëta. Kam një mesazh falënderimi dhe mirënjohje të thellë për qytetarët, dalja e tyre në këto zgjedhje ka qenë e kënaqshme për demokracinë tonë. Mendojmë sa i përket daljes dhe pjesëmarrjes në zgjedhje, mund të them se fjala referendum ka qenë e qëlluar”, tha ajo.

Po ashtu, ajo ka ftuar qytetarët që të festojnë pranë familjes dhe të mos dalin në sheshe për shkak të pandemisë.

“I ftojë qytetarët që festën e tyre dhe tonën ta bëjmë pranë familjes, është me rëndësi që të mos tubohemi në sheshe dhe në rrugë për shkak të pandemisë”, tha ajo.

Ndërkaq, Haxhiu u bën thirrje organizatave dhe aktivistëve që të kenë vëmendjen tek komisionarët dhe vëzhguesit pasi siç thotë ajo “duhet ta garantojmë votën e lirë dhe të paprekshme”.

“Këtë thirrje po e bëj sepse në këto momente po ndodh një proces shumë i rëndësishëm, ai i numërimit të votave. E gjithë vëmendja e aktivistëve duhet të jetë tek puna e komisioneve dhe vëzhguesve sepse duhet ta garantojmë votën e lirë dhe të paprekshme për secilin qytetar”, tha Haxhiu./Zëri