Mehmeti e vlerëson punën e Policisë së Kosovës në këto zgjedhje

Mehmeti e vlerëson punën e Policisë së Kosovës në këto zgjedhje

Zgjedhjet 2021 February 14, 2021 - 19:53

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, vizitoi zyrtarët policorë të angazhuar në ofrimin e rendit dhe të sigurisë gjatë procesit zgjedhor në vend.

Mehmeti pas vizitës që kishte në Qendrën Operative Komunikuese Koordinuese, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë dhe në Dhomën Komanduese, vazhdoi realizimin e vizitave në terren, konkretisht në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Po ashtu Mehmeti, për të parë nga afër angazhimet e stafit policor në ruajtjen e rendit dhe të sigurisë gjatë procesit zgjedhor, gjatë realizimit të vizitës në këto rajone policore, si në Mitrovicë Jugore dhe në Mitrovicë Veriore, vizitoi edhe dy qendra të votimeve në kuadër të rajoneve policore respektive.

Ai ka vlerësuar lart punën e gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës.

“Drejtori i Policisë Mehmeti falënderoi të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, duke filluar nga drejtorët rajonalë deri te zyrtarët policorë në detyra konkrete në terren që pavarësisht kushteve dhe rrethanave po punojnë me përkushtim dhe profesionalizëm për të ofruar rend dhe siguri gjatë këtij procesi zgjedhor dhe vlerësoi lart punën e tyre”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri