Dalja në zgjedhje në tri komunat veriore, mbi 80%
Zgjedhjet 2021
February 14, 2021 - 19:37
Komuniteti serb edhe në këto zgjedhje ka treguar një interesim të lartë për të marrë pjesë në zgjedhje.
Sipas rezultateve të KQZ-së në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, dalja në zgjedhje ka qenë mbi 80%, transmeton “Zeri.info”.
Në komunën e Leposaviqit kanë votuar 85,4% e qytetarëve, në Zubin Potok 81,5 % dhe në Zveçan 81,4%.
Ndërsa në Mitrovicën e Veriut, e cila po ashtu është komunë me shumicë serbe, kanë votuar 69,4%. /Zëri