Dalja në zgjedhje, mbi 46 për qind

Dalja në zgjedhje, mbi 46 për qind

Zgjedhjet 2021 February 14, 2021 - 19:16

Në Kosovë ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Dalja në zgjedhje, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ishte mbi 46 për qind.

Vendvotimet u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën në orën 19:00. Qytetarët që ishin brenda qendrave të votimit u lejuan të votojnë edhe pas orës 19:00.

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë.

Në 38 komunat e Kosovës qytetarët mundën të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotime.

Ata mund të votojnë në 888 qendra të votimit, që kanë 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës.

Këtë vit KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.

Në këto zgjedhjet është thënë se do të lejohet votimi vetëm me dokumente të Kosovës. KQZ-ja po ashtu ka lejuar të votojnë edhe qytetarët, të cilët kanë pasur letërnjoftim me afat të skaduar. /REL