AAK: Të mos mbyllen qendrat e votimit derisa të votojë edhe qytetari i fundit
Zgjedhjet 2021
February 14, 2021 - 18:40
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur një konferencë për media pak para mbylljes së qendrave të votimit.
Sipas AAK-së, ka pasur një rritje të numrit të votuesve në disa komuna në orët e pasdites.
“Shtabet tona zgjedhore njoftojnë se në orët e pasdites ka pasur një rritje përmbajtjesore të numrit të votuesve në komunat: Pejë, Gjakovë, Deçan, Suharekë, Kamenicë dhe në komuna të tjera”, ka thënë Floriana Leku-Sadiku nga AAK-ja.
Gjithashtu AAK-ja ka kërkuar që të mos mbyllen qendrat e votimit derisa të votojë edhe qytetari i fundit.
“U bëjmë thirrje organeve që i menaxhojnë zgjedhjet të presin derisa të votojë edhe qytetari i fundit”, shtoi ajo. /Zëri